Ndeshja në Rrogozhinë mes Egnatias dhe Tiranës dhuroi një rezultat befasues, por edhe shumë pakënaqësi. Goli i Redon Xhixhës “hipotekoi” fitoren e bardhebluve ndaj kampionëve.
Trajneri i Egnatias Edlir Tetova, u shpreh shumë i zhgënjyer në lidhje me arbitrimin në këtë sfidë, sikurse edhe më herët gjatë këtij sezoni. Ish-arbitri me stemën e FIFA-s Bujar Pregja, ka qenë i ftuar në emisionin “Skaner”, MCN, duke u ndalur te pretendimet e Egnatias:
“Nuk gjykojë se Tetova duhet të flas në këtë mënyrë. Ndeshjet kanë problematika, kanë raste. Nuk ishte e nevojshme të thuhen gjëra të tilla.
Te rasti që Egnatia kërkon Egnatia penallti me Grudën, nuk është e tillë. Lojtari i Tiranës kërkon ta mbledh këmbën. Jo të gjitha rastet jepen penallti.
Rasti i dytë për 11-metërsh te Egnatia? Lojtari i Egnatias nuk është në kontroll të topit. Kontakt shumë i lehtë, nuk vlerësohet shumë thjeshtë 11-metërsh”.
