Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

ZYRTARE/ Po përjetojnë krizë rezultatesh, klubi i Superiores finalizon 3 transferime “BIG”

Shkruar nga NEWSPORT
ZYRTARE/ Po përjetojnë krizë rezultatesh, klubi i Superiores
Bylis - Partizani

Klubi i Bylisit në rrjetet sociale ka njoftuar transferimin e tre lojtarëve para pak minutash. Bëhet fjalë për portierin e kombëtares së Letonisë Roberts Ozols, mbrojtësin Dime Dimov dhe sulmuesit francez Jacques Fokam.

Me afrimin e Ozols, ballshiotët e kanë mbyllur përkohësisht problemin e portierit, pas largimit të Vashu dhe dëmtimit të Gurua. Dime Dimov ka profilin e mbrojtësin, ndërsa është 31 vjeç. E ka nisur dhe zhvilluar karrierën në vendlindje, Maqedoninë e Veriut. Më pas ka vijuar te Lokomotiv Sofia e Bullgarisë e Persebaya te Indonezia.       

Jacques Fokam pritet të jetë pasuesi i Mustapha në ekip, aty ku kontributi i 24-vjeçarit vështrohet thelbësor për arritjen e objektivit, mbijetesa në Superiore.

Në 5 ndeshjet e fundit, të besuarit e Mirel Josës nuk kanë asnjë fitore, skuadra me bilancin më të keq, ndërsa pas 22 javësh kampionat, mbajnë vendin e 8-të me 20 pikë, “zona e ftohtë” e tabelës.  

   

Poll

Lexo gjithashtu