Edgar Çani kur ishte pjesë e Partizanit
Edgar Çani është futbollisti më i ri i Montegranaro. Sulmuesi nuk ndalet as në moshën 36-vjeçare, pasi ka firmosur sot me ekipin që militon në ligat rajonale, pra futbollin amator.
Së fundmi, Çani ishte pjesë e ligës së katërt italiane, Serie D. Ai aktivizohej me ekipin e AVC Vogherese. Megjithatë, duket se fundin e karrierës kërkon ta shijojë me aventura të reja.
Kutjojmë se 36-vjeçari ka një karrierë interesante, pasi ka luajtur me ekipe si Pescara, Palermo, Ascoli, Catania, Carpi, Partizani, Bari, Pisa, Legnano dhe Unitet Riçione.
Gjithashtu, sulmuesi ka luajtur edhe 16 ndeshje me Kombëtaren shqiptare, ku ia ka dalë që të gjejë 4 herë rrugën e rrjetës.
Poll
