Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

LEGJIONARËT

Prej 1 muaj pa skuadër, Giacomo Vrioni gati t'i bashkohet sulmuesit të Kombëtares shqiptare në Itali

Shkruar nga NEWSPORT
Prej 1 muaj pa skuadër, Giacomo Vrioni gati t'i bashkohet sulmuesit
Giacomo Vrioni

Giacomo Vrioni është aktualisht në kërkim të një ekipi të ri. Sulmuesi shqiptare prej 1 muaji është pa një ekip, teksa më 1 janar të këtij viti ka mbyllur aventurën e tij me Montreal në SHBA.

27-vjeçari largohet kështu nga Amerika pas 4 vitesh, ku pavarësisht se nuk la shumë gjurmë, ia doli të fitonte milionat. Fillimisht me Neë England dhe më pas me Montreal, kun ë 4 vite ka përfituar saktësisht 7.5 milionë dollarë sipas kontratave me dy klubet.

Interesimet për të nuk mungojnë dhe në Itali zbukojnë 2 ekipet e para që mund të transferojnë shqiptarin. Saktësisht sipas mediave italiane bëhet me dije për Cesena dhe Reggiana.

Të dyja ekipet militojnë në Serie B italiane, ku Cesena aktualisht ndodhet në vendin e 6-të me 34 pikë, ndërsa Reggiana ndodhet në vendin e 15-të me 21 pikë. Siç dihet te Cesena luan edhe një futbollist tjetër shqiptar dhe bëhet djalë për Cristian Shpendin, i cili është një nga lojtarët kyç te italianët.

Poll

Lexo gjithashtu