Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

LEGJIONARËT

VIDEO/ Po përjeton moment fantastik në Turqi, sulmuesi kuqezi shënon sërish dhe rrit “presionin” te Sylvinho

Shkruar nga NEWSPORT
VIDEO/ Po përjeton moment fantastik në Turqi, sulmuesi kuqezi
Goli i Taulant Seferit

Bodrumspor u përball sot me Serikspor, më një sfidë e cila u mbyll me rezultatin 3-0, në favor të skuadrës ku luan edhe futbollisti i kombëtares, Taulant Seferi. Ndeshja ishte i vlefshme për javën e 23-të të Superligës turke.

Skuadra bëri më të mirën e saj pasi shënoi që në pjesën e parë, e më pas 2 gola të tjerë në atë të dytën. Padyshim protagonist edhe Taulant Seferi i cili i dhuroi skuadrës së tij golin e 3-të dhe të fundit për të përmbyllur mjaft bukur sfidën.

Sulmuesi shqiptar i shtoi edhe një "yll" tjetër performancës së tij sot, duke e çuar në 12 numrin e golave dhe në 4 atë të asiteve sa i takon 22 paraqitjeve të tij në Ligën e Parë turke. Megjithatë edhe “SofaScore” e rendit atë në mesin e më të mirëve më një notë prej 7.3.

Një paraqitje e denjë e cila duhet ti bjerë në sy edhe trajnerit të Kombëtares shqiptare, pasi Sylvinho ka kohë që nuk e grumbollon më.

VIDEO/ Po përjeton moment fantastik në Turqi, sulmuesi kuqezi
Vlerësimi në "SofaScore"

 

Poll

Lexo gjithashtu