Kupa e Kampionit në futbollin amator 5×5 në Zonën Rajonale Tiranë vijon të dhurojë emocione dhe spektakël, teksa janë zhvilluar ndeshjet e fazës çerekfinale dhe janë përcaktuar katër skuadrat gjysmëfinaliste.
Dymbëdhjeta 5×5, Julton 5×5, ATS 5×5 dhe Beautiful Albania siguruan kualifikimin në fazën gjysmëfinale, duke vijuar rrugëtimin drejt titullit të kampionit rajonal.
Në çerekfinale, Dymbëdhjeta 5×5 triumfoi bindshëm ndaj Vila L 5×5 me rezultatin 7-1, ndërsa Julton 5×5 fitoi ndaj skuadrës Legjendat 5×5 me shifrat 9-3. ATS 5×5 mundi Simple FC me rezultatin 3-1, ndërsa Beautiful Albania fitoi ndaj Golden Park 9-3.
Pas përfundimit të kësaj faze, janë përcaktuar edhe çiftet gjysmëfinale të Kupës së Kampionit 5×5 në Zonën Rajonale Tiranë, ku priten përballje të forta. Dymbëdhjeta 5×5 do të përballet me Beautiful Albania, ndërsa ATS 5×5 do të ndeshet me Julton 5×5.
Gara për trofeun e Kupës së Kampionit 5×5 në Zonën Rajonale Tiranë hyn kështu në fazën vendimtare, me katër skuadra që synojnë finalen dhe titullin kampion.
Rezultatet:
Vila L 5×5 vs Dymbëdhjeta 5×5 1-7
Julton 5×5 vs Legjendat 5×5 9-3
ATS 5×5 vs Simple FC 3-1
Beautiful Albania – Golden Park 9-3
Gjysmëfinalet:
Dymbëdhjeta 5×5 vs Beautiful Albania
ATS 5×5 vs Julton 5×5
