8 skuadrat e grupit B do të zbresin në fushë sot, për llogari të javës së 12-të të Kategorisë së Dytë, ndeshje të cila do të luhen në orën 13:00.
Tomori dhe Shkumbini zbresin në fushë sot, me synimin për fitore. Një lojë e cila premton shumë pasi Tomori është në vendin e 9-të me 11 pikë e nga ana tjetër 1 vend më lart është rivali i tij, Shkumbini me 11 pikë. Rivalitet maksimal pasi gabimet i kushtojnë shumë të dyja skuadrave.
E radhës është ajo mes Eagle Football dhe Partizani B, një duel i cili ka Partizanin B të 3-tin dhe synon vetëm kryesimin, ndërsa nga ana tjetër Eagle Football në vendin e 10-të nga ku ndodhet aktualisht duhet të bëj “mrekullinë” që të “shpëtojë” veten nga fundi.
Oriku kryesues luan sot në transfertë kundër Këlcyrës e cila është e fundit në klasifikim. Në një kohë kur, Këlcyrës i duhet të bëjë gjithçka të shikojë veten larg fundit, fati me sa duket nuk është me të, pasi Orikumi nuk ka ditur të zhgënjejë në fitore.
Butrinti pret në “shtëpi” Bylis B, ndeshje e cila do të luhet në stadiumin “Andon Lapa”. "Tension" pritet në fushë, pasi Butrinti është i dyti në renditje dhe Bylis B është i 4-ti në një diferencë jo dhe aq të madhe dhe vetëm 1 pikë më pak, skuadrat do të tregojnë “dhëmbët” përballë njëra-tjetrës.
