Vedat Muriqi duke festuar pas golit
Vedat Muriqi është shfaqur protagonist në ndeshjen që ekipi i tij, Mallorca po fiton në shtëpi përballë Sevillas. Sfida e vlefshme për javën e 22-të të LaLiga, është momentalisht 1-0.
Është pikërisht sulmuesi i Kosovës, ai që ka shënuar golin e vetëm të sfidës deri në këto momente. Muriqi e gjeti rrugën e rrjetës në minutën e 24-t, duke kthyer në gol një penallti.
Vlen të përmendet se ky është goli i 15-të sezonal për shqiptarin në kampionatin spanjoll.
Poll
