Debutimi i mesfushorit të Kombëtares Kristjan Asllani nuk ka shkuar aspak mirë te Besiktas në Superligën turke.
Edhe pse ka pak orë që është bashkuar me bardhezinjtë e Stambollit, trajneri Yalcin i besoi disa minuta në ndeshjen kundër Konyaspor, e përfunduar 2 – 1 për Besiktas, java e 20-të.
Asllani u fut në fushë në minutën e 76-të, ndërsa pas 6 minutash, u ndëshkua me karton të kuq, pas ndërhyrjes “horror” ndaj lojtarit rival. Paraqitje për t’u harruar, aq sa medium i “Flashscore” nuk i vendosi notë fare.
Vlen të përmendim se "regjisori" i Kombëtares ndodhet te gjigandët turk me "formulën" e huazimit, me të drejtë blerje prej Besiktas.
Te 16 herë kampionët e Superligës, bën pjesë edhe sulmuesi shqiptar i Kosovës Milot Rashica. Pas 20 javësh në kampionat, Besiktas mban vendin e 5-të me 36 pikë, 10 më pak nga Galatasaray kryesues.
