Cristiano Ronaldo kundër Chelsea dhe Armend Muslika
Është vetëm 16 vjeç, por personaliteti i mesfushorit me tipare ofensive Armend Muslika, demostron karakter dhe “pjekuri”.
Në një “story” të fundit në rrjetin social “Instagram”, Muslika shfaq përmes një video të shkurtër, inkursionet e tij në Premier League U-18 me ekipin e Tottenham.
Që nga marrja e topit, shpejtësia në krahë, stopimi e deri te guximi për të hyrë në zona të ngushta, të sjell ndërmend Cristiano Ronaldon te Manchester United periudhë kur “Djajtë” drejtoheshin nga Sir Alex Ferguson.
Gjatë këtij sezoni me Tottenham U-18, talenti i Kombëtares numëron 9 gola dhe 2 asiste në 12 prezenca të Premier League U-18, fenomenal, pavarësisht se është vetëm 16 vjeç.
Poll
