Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

LEGJIONARËT

E BUJSHME/ Al-Nassr i Cristiano Ronaldos kërkon transferimin e Mario Mitajt, Al-Ittihad merr VENDIMIN e “papritur”

Shkruar nga NEWSPORT
E BUJSHME/ Al-Nassr i Cristiano Ronaldos kërkon transferimin e Mario
Mario Mitaj

Edhe pse mbrojtësi i Kombëtares Mario Mitaj ka kontratë me Al-Ittihad deri në verën e 2028-të, kampionët e Arabisë Saudit kërkojnë opsion tjetër në linjën e majtë të mbrojtjes.

Në të tillë situatë, alterantiva e vetme për shqiptarin është gjetja e një klubi të ri, ndërsa orët e merkatos po shkojnë drejt fundit. Gazetari sportiv në Arabi Abdulilah Al-Amri, i ka befasuar të gjithë në lidhje me raportimet për Mario Mitajn.

Sipas tij, klubi i Al-Nassr i ka kërkuar Al-Ittihad huazimin e 22-vjeçarit deri në fund të sezonit. Përgjigja e Al-Ittihad nuk ka vonuar, refuzim të menjëhershëm, pasi nuk dëshirojnë të forcojnë një rival të drejtpërdrejtë.

Klubi verdhezi e transferoi mbrojtësin në janar të vitit 2025-së për 4 milionë euro. Interesimi për Mitajn është i madh edhe në Evropë.     

     

Poll

Lexo gjithashtu