Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

LEGJIONARËT

VIDEO/ Thomas Strakosha “imiton” Manuel Neuer, lojtarët e Olympiacos vendosin duart në kokë

Shkruar nga NEWSPORT
VIDEO/ Thomas Strakosha “imiton” Manuel Neuer, lojtarët e
Pritja spektakolare e Thomas Strakoshës

Supersfida e javës së 19-të në Superligën greke mes AEK dhe Olympiacos u mbyll në barazimin 1 – 1. Verdhezinjtë e Athinës kaluan të parët në avantazh me Varga në minutën e 59-të, por në 106’ të shtesës, Taremi barazoi nga pika e bardhë e penalltisë.

Lojtari më i mirë i ndeshjes ishte padyshim portieri i Kombëtares Thomas Strakosha. Nga 6 goditje në kuadrat prej “rekordmenëve” të Greqisë, Strakosha u “dorëzua” vetëm në fund te penalltia.

Në minutën e 94’, Olymipacos i shkoj shumë pranë golit, por Strakosha i tha “jo”, pas një pritje rrufe, duke bërë që lojtarët rival të vendosnin duart në kokë. Pritja më spektakolare e shqiptarit ishte në minutën e 19-të, teksa i ndryshoi udhë topin në limite.

Në këtë ndeshje, Strakosha mori notën më të lartë sipas “SofaScore”, 8.6, sikurse i përzgjedhur në formacionin e javës. Aktualisht, AEK mban vendin e parë në Superligën greke me 45 pikë, 1 më shumë se PAOK, ama këta të fundit kanë një ndeshje më pak.        

Poll

Lexo gjithashtu