Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

FORMACIONI/ Nga “raketa” Marjus Kola te “strategu” Ardian Nuhiu, më të mirët dhe trajneri i javës së 22-të

Shkruar nga NEWSPORT
FORMACIONI/ Nga “raketa” Marjus Kola te “strategu”
Formacioni i javes

Pas mbylljes së javës së 22-të në Superiore, “Newsport.al” ka përzgjedhur formacionin më të mirë, sikurse trajnerin e javës. Kemi të bëjmë me një shpërndarje të lojtarëve nga ekipe të ndryshme, ndërsa merr “nota” më mbizotëruese Vllaznia, Tirana dhe Partizani me nga dy lojtarë.

Igor Aleksovski (Flamurtari): Nëse ka një arsye që skuadra e Flamurtarit doli me pikë nga transferta në Vorë, ka vetëm një emër, Igor Aleksovski. Portieri nga Maqedonia e Veriut shpëtojë plotë 5 herë rrezikun nga porta e tij, “mace e zezë” për sulmuesit e Vorës.

Andrey Yago (Vllaznia): Përveçëse mbulon linjën e majtë të mbrojtjes te Vllaznia, Andrey Yago është edhe një pikë shumë e fortë në ngjitjen e ekipit nga krahët drejt sulmit. Këtë “panoramë”, 28-vjeçari brazilian e prezantoi edhe kundër Teutës, e fituar 1 – 0 nga Vllaznia. Nga 22 javë të zhvilluara, Yago ka zbritur në fushë në 21 raste këtë sezon të Superiores, pikë kyçe për trajnerin Edi Martini.   

Faton Neziri (Dinamo): Edhe pse në “letër” u parashikua se Dinamo do e kishte të lehtë përballë Bylisit, fusha tregoi tjetër qasje. Mbrojtësi Faton Nezeri demostroi qetësi dhe siguri në “pastrimin” e zonës dhe shmangien e rrezikut në situata të vështira, i pakalueshëm karshi sulmuesëve të skuadrës ballshiote.

Aurel Marku (Bylis): Është vetëm 21 vjeç, por personaliteti i qendërmborjtësit Aurel Marku nuk ka lidhje me moshën. Besimi dhe efikasiteti që tregoi kundër Dinamon, e evidentoi nga e gjithë pjesa tjetër e ekipit, i cili pas sfidës u shpall “Lojtari i Ndeshjes”. Pas Përndrecës, te ballshiotët po zbulohet një tjetër “mur” në prapavijë, fjala është për Markun.   

Marjus Kola (Partizani): Edhe pse “Demat e Kuq” nuk ndodhen në një moment të mirë, në duelin me Elbasanin treguan karakter, madje i shkuan shumë pranë fitores. Mbrojtësi i djathtë Marjus Kola, spikati në linjën defensive, por jo vetëm. I aftë për t’i bërë ballë shënuesëve të Elbasanit si në duel një për një, ashtu edhe në mbylljen e rrezes me krosimet nga linja. 24-vjeçari i dha tjetër spunto ekipit me daljet e shpejta nga korsia e djathtë, duke u kthyer në rrezik potencila për Elbasanin sa herë që ishte në kontakt me topin. I mungoi vetëm goli për të finalizuar një ndeshje për t’u “varuar në kornizë”.

Sherif Kallaku (Vllaznia): “Ndërtuesi” Sherif Kallaku po tregon pas çdo ndeshje rëndësinë dhe efikasitetin te Vllaznia. Ndonëse nuk kontriboi në gol apo asiste gjatë fitores 1 – 0 kundrejt Teutës, çdo top kalonte përmes këmbëve të 27-vjeçarit. Qetësia dhe teknika e mesfushorit ofensiv i jep “oksigjen” skuadrës shkodrane në menaxhim dhe rrezikshmëri.

Rafael (Tirana): Ringritja e Tiranës në javët e fundit të Superiores i atribuohet një pjesë e rëndësishme mesfushorit brazilian Rafael. 25-vjeçari ia doli të jetë “ekulibrues” ideal për bardheblutë ndaj Egnatias, e fituar 1 – 0 prej kryeqytetasve. Përshtatja e amerikano-latinit ka ardhur në kohën e duhur te Tirana.

Klaus Kashari (Vora): Vetëm fati dhe portieri Igor Aleksovski e ndalën Vorën për të marrë fitoren kundër Flamurtarit, e mbyllur 0 – 0. Ndonëse Klaus Kashari e pati ndeshjen e parë si titullar te Vora, ia doli të lërë “gjurmë”. Pikë reference në manovrat ofensive te ekipi i Arjan Bellait ndaj vlonjatëve. Kjo paraqitje e nivelit të lartë, mund të ndikojë për vazhdimësinë e 19-vjeçarit.

Xhonatan Lajthia (Elbasani): Jo vetëm Ibrahima Diallo dhe Tsague, Elbasani po “fiton” një tjetër golashënues në ekip. Xhonatan Lajthia i vetëm “shkundi” 2 herë portën e Partizanit në “Arena e Demave”. Treguesi në fjalë është shembull i qartë se trajneri Ivan Gvozdenovic ka një “artileri” të rëndë në sulm.

Xhuljano Skuka (Partizani): Shqetësimet fizike në nisje të sezonit ndikuan në rendimentin e Skukës, por problemi në fjalë duket se i përket të shkuarës. Në sfidën me Elbasanin, 27-vjeçari jo vetëm udhëhoqi ekipin, gjithashtu u shfaq rrezik konstant në portën e Janacek. Goli i sulmuesit dibran në minutën e 41’, i dha tjetër qasje në lojë ekipit kryeqytetas.

Serge Tabekou (Tirana): I fortë fizikisht dhe kërcënues sa herë që i jepet mundësia para portës, sikurse ndodhi karshi Egnatias. Tabekou nuk është vetëm golashënuesi i Tiranës, por edhe “udhëzues” i ekipit në planin ofensive.

Trajneri i Javës – Ardian Nuhiu (Tirana): Asnjë humbje në 5 ndeshjet e fundit të Superiores dhe bindëse në prapavijë, bilanci i Tiranës në Superiore. “Arkitekti” është padyshim trajneri Ardian Nuhiu. Fitorja në transfertë ndaj Egnatias kampion, i “mbyll gojën” kritikëve, duke “rigjeneruar” filozofinë dhe mentalitetin në kohë të shkurtër.   

FORMACIONI/ Nga “raketa” Marjus Kola te “strategu”
Formacioni dhe trajneri i javës së 22-të


  

      

Poll

Lexo gjithashtu