Ish-futbollisti dhe trajneri Sajmir Patushi është pjesë e zakonshme e panelit në “Studio Sport”, Vizion Plus. Ish-lojtari i Tiranës ka habitur jo pak me deklaratën kundër trajnerit të bardhebluve Ardian Nuhiu, madje duke guxuar të konsiderojë frikacak në planin taktik:
“Në 4 javët e fundit ka pasur ndryshime te Tirana, ecuri të cilën nuk e ka pasur as kur ka fituar titullin. Por, te bardheblutë nuk ka ndryushuar diçka. Trajneri Nuhiu duhet të ngulisi diçka në mend.
Tirana nuk di të mbrojë, di vetëm të luaj. Ata duhet të çohen në 2/3 e fushës. Akoma e kam në bindje, Ardian Nuhiu është frikacak.
Ai s’duhet të jetë frikacak që mos ta bëjë ekipin të tillë. Tiranës mund t’i shënojë kushdo. Nuhiu të menaxhojë këtë grup. Nëse do çedojë Xhixha, Ernest, portieri apo dikush tjetër, do prishet zinxhiri. Ai këta grup lojtarësh duhet të menxhojë, sepse i ka me pikatore”.
