Yanis Massolin
Yanis Massolin është futbollisti më i ri i Inter. Mesfushori 23-vjeçar ka vendosur që të bashkohet me zikaltërit, teksa ditën e sotme ka ardhur zyrtarizimi.
Massolin është marrë nga Modena për 3.5 milionë euro. Ndërkohë që vetë futbollisti ka firmosur kontratë 4.5-vjeçare, pra të vlefshme deri në verën e vitit 2030.
Megjithatë, mesfushori francez është huazuar përsëri aty ku u ble, te Modena në Serie B. Ai do të ketë mundësinë për t’u bashkuar me ekipin e Interit në fund të sezonit aktual.
View this post on Instagram
Poll
