Java e 22-të e “Abissnet Superiore” ka rezervuar 2 duele mjaft surprizuese mes Egnatias dhe Tiranës ku paralelisht luan edhe Teuta me Vllazninë.
Të dyja ndeshjet luhen në të njëjtn orar në 16:30, ndërsa mbahen në stadiume të ndryshme.
Sa i takon Egnatias që pret në shtëpi Tiranën, sigurisht që pritet një ndeshje mjaft e luftuar nga të dyja skuadrat. Sfida e cila do të luhet në stadiumin “Demrozi”, në Rrogozhinë vë përballë Egnatian e cila ngulmon për fitoren dhe synon kryesimin, me Tiranën të cilës i duhet "mrekulli" që të shpëtojë nga fundi i renditjes.
Në stadiumin “Niko Dovana” luhet ndeshja tjetër, ku Teuta i ka sytë nga ngjitja në klasifikim dhe një triumf të cilin e kërkon prej kohësh. Një përballje e vështirë kjo me shkodranët pasi janë të parët në renditje dhe nuk falin lehtë pikët.
