Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

ZYRTARE/ Konsiderohej e ardhmja e Partizanit, sulmuesi afrikan “tradhton” kryeqytetasit për ekipin tjetër të Superiores

Shkruar nga NEWSPORT
ZYRTARE/ Konsiderohej e ardhmja e Partizanit, sulmuesi afrikan
Partizani

Tashmë nuk ka më dilema, sulmuesi kongolez Archange Bintsouka është zyrtarisht pjesë e skuadrës së Flamurtarit. Mbyllja e aventurës me Partizanin erdhi si “rrufe në qiell të hapur”, pasi 23-vjeçari konsiderohej si e ardhmja e “Demave të Kuq”, përsa i takon fazës ofensive.

Bintsouka do të jetë një “armë” shtesë për trajnerin Moriero te vlonjatët, aty ku objektivi është i qartë, mbijetesa në Superiore. Gjatë këtij sezoni me Partizanin, sulmuesi afrikan bëri 13 prezenca.

Vlen të përmendet se për Archange Bintsouka u përfol edhe një interesim nga Torino në Itali apo Vitoria Guimaraes (Portugali), ndonëse nuk apti hapa konkret.        

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Flamurtari Football Club (@flamurtarifc1923)

   

Poll

Lexo gjithashtu