Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

“Nuk është kjo Egnatia e vjetshme”, Lirim Zalla “zbërthen” situatën te kampionët: Deklaratat apo akuzat e Tetovës nuk zgjidhin asgjë

Shkruar nga NEWSPORT
“Nuk është kjo Egnatia e vjetshme”, Lirim Zalla
Edlir Tetova dhe Lirim Zalla

Lirmi Zalla në pozitën e analistit sportiv dhe pjesë e zakonshme e emisionit “Skaner” në MCN, ka hequr fokusin nga pretendimet e trajnerit Edlir Tetova dhe Egnatias për arbitrimit, duke u përqendruar se ku po “çalojnë” kampionët e Superiores:

“Egnatia duhet të fitojë edhe me arbitrat kundër. Nuk është kjo Egnatia e vjetshme. Ata të shënonin 3 gola, nuk ndodh kështu këtë sezon. Deklaratat apo akuzat e Edlir Tetovës nuk zgjidhin asgjë”.

Vlen për tu përmendur se Egnatia nuk po përjeton moment aspak të mirë në Superiore, 4 ndeshje radhazi që nuk fitojnë, duke humbur vendin e parë në kampionat, pozitë e cila tashmë i takon Vllaznisë.     

Poll

Lexo gjithashtu