Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

“Partizani bëri lojë dinjitoze ndaj Elbasanit”, Sulejman Starova i jep “kreditet” trajnerit: Mos të harrojmë në çfarë pike e mori Oltijon Kërnaja ekipin

Shkruar nga NEWSPORT
“Partizani bëri lojë dinjitoze ndaj Elbasanit”, Sulejman
Sulejman Starova

Ish-trajneri Sulejman Starova, pjesë e zakonshme e panelit në emisionin sportiv “Skaner” në MCN, ka “shkriftuar” paraqitjen e Partizanit kundër Elbasanit, e përfunduar 2 – 2.

Po ashtu, Starova i ka dhënë “kreditet” trajnerit Kërnaja, pavarësisht momentit të vështirë që po përjetojnë “Demat e Kuq” në Superiore, vetëm 1 fitore në 5 ndeshjet e fundit në kampionat:   

“Mos të harrojmë pikën kur Kërnaja e mori drejtimin e Partizanit. Madje, ishte shumë pranë fitores ndaj Elbasanit që lufton për kreun në Superiore.

Vlen të ceket rikthimi i Skukës në gjendje të mirë fizike. Golin që pësoi Partizani ndaj elbasanasve i ndodh kujdo, qoftë Manchester City, Bayernit apo Barcelonës.

Ekipi i Kërnajës bëri lojë dinjitoze ndaj skuadrës së drejtuar nga Gvozdenovic, pa harruar faktin ku ndodhen ekipet”.          

Poll

Lexo gjithashtu