Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

Spikat derbi i kryeqytetit, java e 23-të e “Abissnet Superiore” luhet e ndarë në 2 ditë (AXHENDA)

Shkruar nga NEWSPORT
Spikat derbi i kryeqytetit, java e 23-të e “Abissnet Superiore”
Trofeu i Superiores

“Abissnet Superiore” do të luajë një tjetër javë shmë të luftuar. Ekipet do të sfidohen mes tyre për llogaritë e javës së 23-të të kampionatit, e cila do të luhet e ndarë në dy ditë.

Të premten do të luhen 4 ndeshje. Në orën 13:30 do të luhet paralelisht në Vorë dhe Ballsh. Në stadiumin e Vorës do të sfidohen mes tyre Vllaznia – Vora, ndërsa në “Adush Muça” përballen Byli – Partizani.

Në orën 16:30 do të luajnë mes tyre Elbasani – Teuta në “Elbasan Arena”, teksa dueli mes Flamurtarit dhe Egnatias do të zhvillohet në stadiumin “Flamurtari” në orën 19:00.

Ndërkohë dita e shtunë është e gjitha për derbin e kryeqytetit. Tirana do të presë Dinamon, duel ky që është parashikuar të zhvillohet në në stadiumin “Selman Stërmasi” në orën 13:00.  

-JAVA 23:

 E premte/ 6 shkurt

Vllaznia – Vora, ora 13:30 (Stadiumi “Vora”)

Bylis – Partizani, ora 13:30 (Stadiumi “Adush Muça”)

Elbasani – Teuta, ora 16:30 (Stadiumi “Elbasan Arena”)

Flamurtari – Egnatia, ora 19:00 (Stadiumi “Flamurtari”)

E shtunë/ 7 shkurt

Tirana – Dinamo, ora 13:30 (Stadiumi “Selman Stërmasi”)

Poll

Lexo gjithashtu