Mjaftoi eurogoli i sulmuesit Redon Xhixha që skuadra e Tiranës të marrë fitoren ndaj Egnatias. Një rezultat befasues, aty ku bardheblutë “nënshtruan” në mes të Rrogozhinës kampionët e Superiores. Edhe pse “heroin” e bëri Xhixha, Rafael u përzgjodh “Lojtari i Ndeshjes”. Pas këtij takimi, mesfushori brazilian foli para mediave:
“E para shumë faleminderit, ndihem shumë i lumtur sepse në opinionin tim ne merituam të fitonim sot. Siç thashë herën e fundit kur isha këtu, nuk ka rëndësi kush shënon.
E rëndësishme të ndihmojmë ekipin, që të fitojë ndeshjen. Jam shumë i lumtur për Xhixhën, është lojtar i mrekullueshëm. Ka punuar shumë qëkur ka ardhur, sot i erdhi rasti që të shënonte golin.
Në opinionin tim, gjëja më e rëndësishme që ka ndryshuar është mentaliteti. Tani ne futemi në ndeshje me besimin që mund të fitojmë dhe të bëjmë gjëra të mira. Ndodh sepse ne punojmë shumë gjatë javës.
Kjo jep besim që të vijmë në ndeshje dhe të bëjmë gjëra të mira dhe të marrim 3 pikët si sot. Tani kemi lojtarë të mrekullueshëm, tani mund të tregojmë vlerat tona në çdo ndeshje. Shpresoj të vazhdojmë kështu”.
