Akuzat e trajnerit të Egnatias Edlir Tetova, nuk kanë të ndalur as gjatë kësaj jave kundër abritrimin. Kjo qasje e Tetovës ndaj vedimarrjes së arbitrave nuk është risi, pasi ka ndodhur edhe në ndeshjet të kaluara.
Shoqata “Bashkimi i Arbitrave Shqiptar të Futbollit” përmes një postimi në rrjetet sociale, ka reguar. Theksi është vendosur te akuzat e pabaza të trajnerit Tetova sipas tyre, madje duke marrë trajtë shqetësuese.
Më tej, ceket se veprime të tillë dëmtojnë imazhin e arbitrave në Shqipëri, sikurse kërkojnë reflektim nga klubi i Egnatias. Ja postimi i plotë:
“Shoqata “Bashkimi i Arbitrave Shqiptar të Futbollit” shpreh shqetësimin e saj lidhur me deklaratat e përsëritura publike të trajnerit të Egnatias, Edlir Tetova, të cilat për disa javë radhazi vënë në shënjestër arbitrimin dhe dëmtojnë imazhin e arbitrave shqiptarë.
Akuzat e vazhdueshme dhe të pabazuara përbëjnë një përpjekje për të justifikuar rezultatet sportive, duke transferuar përgjegjësinë jashtë fushës së lojës. Arbitrimi ushtron detyrën e tij me profesionalizëm dhe paanshmëri, në përputhje me rregulloren në fuqi.
Shoqata jonë i bën thirrje klubit të Egnatias të reflektojë mbi mënyrën e komunikimit publik dhe të kontribuojë në ruajtjen e klimës së respektit në futboll.
Njëkohësisht, u bëjmë thirrje të gjitha klubeve që të tregojnë përgjegjësi institucionale dhe të respektojnë rolin e arbitrave si pjesë e pandashme e lojës. Bashkimi i Arbitrave të Futbollit Shqiptar do të vijojë të mbrojë dinjitetin dhe integritetin e arbitrave shqiptarë".
View this post on Instagram
