Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BOTA

MESSI i kthehet çështjes së Neymar: Brenda klubit nuk duan rikthmin e Neymar në Barcelonë

Shkruar nga NEWSPORT
MESSI i kthehet çështjes së Neymar: Brenda klubit nuk duan

Një nga çështjet kryesore të merkatos verore që lam pas ishte Neymar. Ylli brazilian ishte në qendër të vëmendjes, duke u përfshirë për një rikthim të mundshëm tek Barcelona. Një prej lojtarëve që lobonte për kthimin e Neymar në Barcelonë ishte Leo Messi, i cili pas disa deklaratave të mëparshme për arsyet e dështimit të transferimit, sëfundmi ka zbuluar diçka nga brenda klubit.

Argjentinasi për Metro 95.1 zbuloi se një nga arsyet kryesore që braziliani nuk u afrua tek Barça ishtë për shkak se brenda klubit nuk e dëshironin kthimin e Neymar.

"Nuk është e thjeshtë ta riktheshë atë në Katalonjë. Së pari sepse nuk është e lehtë ta marrës atë nga PSG, pasi kushtet janë të vështira. E dyta ka njerëz dhe anëtarë të klubit që nuk duan që Ney të kthehet këtu. Sa i përket pjesës sportive, askush nuk dyshon tek cilësitë e tij, por unë mund ta kuptoj se vihen në dyshim pjesë të tjera", tha Lionel Messi.

Tags:

BOTA

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga