
Kategoria e Parë zhvilloi finalet e Play-Out ditën e sotme në orën 16:00. Katër ekipe zbritën në fushën e lojës për të luftuar për dy biletat e fundit.
Besa dhe Lushnja luajtën gjithçka për gjithçka, për të shpëtuar sezonin e tyre dhe siguruan mbijetesën në këtë kategori. Skuadra kavajase mposhti me rezultatin 3-1 Luftëtarin në ndeshjen që u zhvillua në stadiumin "Flamurtari" të Vlorës.
Në krahun tjetër, Lushnja fitoi pastër 2-0 me Ilirinë. Kështu, Besa dhe Lushnja do të jenë pjesë e Kategorisë së Parë edhe sezonin e ardhshëm, ndërsa Iliria me Luftëtarin mbeten në Kategorinë e Dytë.
LIVE:
Besa 3–1 Luftëtari (Emini 8', Dabo 32', Spahiu 55' / Ziaj 49')
Besa (4-3-3) – Ahmetaj; Perja, Nurja, Spahiu, Abdulla; Emini, Hoala, Ncube; Dabo, Ba, Balla. Trajner: D. Bubeqi
Luftëtari (4-3-3) – Boye; Tuni, Glauber, Souza, Çulli; Rama, Puci, Felipe; Mërkuri, Ziaj, Mirani. Trajner: E. Dalipi
Lushnja 2–0 Iliria (Kasmollari 4', Dragoj 90')
Lushnja (4-4-2) – Alimuçaj; Magani, Kasmollari, Disha, Ruço; Sulovari, Andoni, Leraux, Dragoj; Preknicaj, Canka. Trajner: G. Magani
Iliria (4-4-2) – Lika; Kallaku, A. Selmani, Stafa, Trokshi; Berisha, Alinani, Okonkwo, B.Selmani; Olatunbosun, S. Selmani. Trajner: A. Canaj