Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

"Është vetëm fillimi!" Vora mesazh rivalëve pasi mbijetuan në Superiore: Nuk na llogaritën, por ia dolëm me mund dhe sakrificë

Shkruar nga NEWSPORT
"Është vetëm fillimi!" Vora mesazh rivalëve pasi
Vora

Mision i përmbushur me sukses! Vora mund të krenohet me plot bindje për arritjen e objektivit që ishte që prej startit të sezonit, qëndrimin në elitë dhe për t'u konfirmuar edhe më të fortë në sezonin e ardhshëm.

Ajo fitore me rezultatin 5-2 përballë Bylisit, duke i shkaktuar këtyre të fundit dhe rënien në Kategorinë e Parë, shërben si një "përrallë" e bukur për një skuadër që i besoi kohës dhe punës kolektive për të bërë një sezon që me gjithë të mirat dhe të këqijat, mund të vlerësohet me një notë pozitive, pasi pas saj ka lënë emra si Teuta dhe Flamurtari, emra me peshë në kampionatin shqiptar. 

Si duket, vorakët janë më të uritur se kurrë për edicionin e ri, ndërsa kanë dhe një mesazh drejtuar atyre që menduan se fjala "fat" përshkruan gjendjen e skuadrës së Arjan Bellait. Në një postim të bërë në Facebook, klubi shkruan për rrugëtimin, ëndrrat e një qyteti të vogël dhe ndërtimet nga "themeli" të një kontigjenti që ka prodhuar elementë vërtetë cilësorë. 

POSTIMI: 

"???????????????????????? ???????????? ???????????????????????????? ???????? ????????. Na shihnin si një skuadër të vogël, nga një qytet i vogël, pa emër e pa histori të madhe.
Në këtë qytet të vogël, futbolli nuk është thjesht lojë është pasion, është krenari.
Dhe sot jemi këtu, në Superligë, jo falë fatit… por falë punës, sakrificës dhe besimit që nuk u shua kurrë.
Falë presidentit që besoi kur askush tjetër nuk besonte.
Falë stafit që punoi në heshtje çdo ditë.
Falë lojtarëve që luftuan për çdo top, për çdo pikë.
Na quajtën të vegjël.
Ne nuk erdhëm këtu rastësisht.
Qëndrojmë këtu sepse e kemi fituar me djersë, përkushtim dhe shpirt gare.
???????????? ???????????? ???????????????????? ???????????????????? ????????????????????????????...."

Poll

Lexo gjithashtu