Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

KATEGORIA I

VIDEO/ 128 minuta lojë e tensione, Pogradeci mposht Besën dhe ndodhet vetëm një hap larg Superiores

Shkruar nga NEWSPORT
VIDEO/ 128 minuta lojë e tensione, Pogradeci mposht Besën dhe ndodhet
Pogradeci - Besa

Pogradeci ka fituar pas 128 minutash lojë kundër Besës, ndërsa vendosi goli i mesfushorit të avancuar Indio Oliveira (minuta e 105-të).

Të dyja ekipet ishin kërkues në kohën e rregullt, por nuk mundën të gjenin rrugën e rrjetës, kjo edhe falë pritjeve spektakolare nga të dy portierët respektiv.

Në shtesën e parë, ekipi i drejtuar nga Emiljano Çela u tregua më këmbëngulës, ndërsa u shpërblyen me konkretizimin e Indio Oliveira.

Në shtesën e dytë, liqenorët mbrojtën me fanatizëm avantazhin dhe “hipotekun” finalen e madhe për një vend në Superiore, përballjen kundër Teutës. Në këtë sfidë, pati edhe 3 kartonë të kuq, pretendime për penallti dhe tensione.     

Pogradeci 1 – 0 Besa (Indio Oliveira 105')

128' - Ka përfunduar ndeshja Pogradeci - Besa, fitojnë 1 - 0 liqenorët. 

105' - Zhbllokohen shifrat, Pogradeci kalon në epërsi me golin e Indio Oliveira.

102' - Pogradeci pretendon për penallti, pasi kontaktit në zonë, arbitri Yzeiraj e ndëshkon me karton të verdhë.

90' - Starton shtesa e parë. 

90+3' - Përfundon koha e rregullt 1 - 1, ndeshja Pogradeci - Besa kalon në shtesë. 

61' - Goditje "ekzemplare" nga lojtari i Pogradecit prej distance, devijohet në limite dhe eviton golin portieri i Besës. Në këtë aksion, një prej lojtarëve nga kampi i liqenorëve përplaset me shtyllën.

 

46' - Nis pjesa e dytë.

45' - Mbyllet pjesa e parë.

29' - Klubi kavajas "pa frena", Pogradeci shpëton mrekullisht falë pritjes fantastike nga Marin.

23' - Besa "kërcëuese", pret portieri Marin.

12' - Pogradeci humb rast "flagrant", Greca gabon i vetëm përballë portierit të Besës.

11' - Ndërhyrje e ashpër, karton i verdhë për Danladi i Pogradecit.

 

1’- Shkelmohte topi në stadiumin “Elbasan Arena”.

 

FORMACIONET ZYRTARE: 

POGRADECI: Marin, Toshevski, Kasmollari, Greca, Lesai, Ogunleye, Kazeem, Lila, Samake, Danladi, Shanaj.

Trajner: Emiljano Çela.

BESA: Abdullahu, Daja, Ayivi, Kapo, Chinëendu, Migone, Abdulai, Danaj, Spahiu, Cordeiro, Bianor.

Trajner: Gugash Magani.

Play-Off: Kategoria e Parë

Stadiumi: “Elbasan Arena”

Arbitrër: Olsion Yzeiraj

 

Poll

Lexo gjithashtu