Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

KATEGORIA I

Kukësi i përgjigjet Butrintit, klubi verilindor bie dakord me FSHF-në: E përshëndesim këtë vendim, gjithçka të vendoset në fushë!

Shkruar nga NEWSPORT
Kukësi i përgjigjet Butrintit, klubi verilindor bie dakord me
Kukësi

Vendimi i Komitetit Ekzekutiv të FSHF-së që zëvendësuesi i Bylisit B në Kategorinë e Parë të vendoset në një ndeshje mes Butrintit dhe Kukësit, nuk është pritur mirë nga sarandiotët. Por, në krahun tjetër klubi verilindor ka reaguar në mënyrë të kundërt.

Klubi i Kukësit është plotësisht dakord me vendimin e marrë nga Federata Shqiptare e Futbollit. Në reagimin e bërë në faqen zyrtare, Kukësi shkruan se e drejta duhet të vendoset në fushën e lojës.

Ndër të tjera, verilindorët kërkojnë edhe mbështetjen e tifozëve. Ndërsa siç dihet, detajet për ndeshjen mes Butrintit dhe Kukësit do të bëhen publike në vijim nga FSHF.

REAGIMI I FK KUKËSIT:

FK Kukësi e përshëndet vendimin e Komitetit Ekzekutiv të FSHF-së për zhvillimin e ndeshjes play-off kunër KS Butrintit, duke e konsideruar një vendim të drejtë dhe sportiv, pasi besojmë se gjithçka duhet të vendoset në fushën e lojës. Njëkohësisht, i kërkojmë ndjesë tifozëve tanë për zhgënjimin e këtij sezoni. E dimë çfarë përfaqëson ky klub dhe sa shumë meritoni ju. Ju premtojmë se skuadra do të luftojë me shpirt në këtë ndeshje vendimtare për të rikthyer Kukësin në vendin që meriton. Na duhet edhe një herë mbështetja juaj. Të bashkuar deri në fund. Detajet e ndeshjes ndaj Butrintit, do të zyrtarizohen në një moment të dytë nga FSHF. FORCA KUKËSI!

 

Poll

Lexo gjithashtu