Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

KATEGORIA I

Klubit të Kategorisë së Parë s’i del e keqja me arbitrin, nxjerr PAMJET e penalltisë: Olsid Ferataj, o bastard!

Shkruar nga NEWSPORT
Klubit të Kategorisë së Parë s’i del e keqja me
Ekipi i Sopotit

Sopoti ia doli që të ngjitej në Kategorinë e Parë, pasi në “play-out” mposhti ekipin e Luftëtarit, falë “ruletës ruse” të penalltive. Megjithatë, klubi librazhdiot nuk i ka dalë e keqja me arbitrin e asaj ndeshje, Olsid Ferataj.

Kjo shihet qartë edhe në reagimin e fundit të bërë nga klubi i Sopotit. Këta të fundit e quajnë gjyqtarin Ferataj “bastard”, për një penallti të dhënë në favor të Luftëtarit, nga ku erdhi dhe avantazhi i përkohshëm i gjirokastritëve.

“Kjo është penalltia e dhënë në favor të Luftëtarit nga bastardi Olsid Ferataj! U duk qartë gjykimi i njëanshëm, por djemtë ia dolën dhe siç thotë ajo shprehja e vjetër ‘haku do të shkojë tek i zoti’. Gjykimin bëjeni vetë”, shkruan klubi i Sopotit.

Poll

Lexo gjithashtu