Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

KATEGORIA I

VIDEO/ Një hap larg Superiores, te Pogradeci “pushton” festa pas fitores me Besën

Shkruar nga NEWSPORT
VIDEO/ Një hap larg Superiores, te Pogradeci “pushton” festa
Pogradeci

Vetëm një ndeshje larg Superiores, skuadra e Pogradecit do kërkoj ta çojë deri në fund misionin këtë sezon, ndryshe nga sa ndodhi edicionin e shkuar.

Liqenorët arritën të fitonin sot 1 – 0 kundër Besës në kohën shtesë, duke siguruar finalen e madhe për ngjitjen në elitën e futbollit shqiptar, ndeshje e mbajtur në “Elbasan Arena”.

Pas fitores kundër ekipit kavajas, lojtarët dhe stafi i ekipit të Pogradecit kanë festuar në dhomat e zhveshjes me këngë. Ky detaj është treguesi i qartë i euforisë dhe “urisë” për të kapur Superioren.

Ndeshja e radhës dhe vendimtare për ekipin e drejtuar nga Emiljano Çela është më datën 16 maj, stadiumi “Niko Dovana”, kundër Teutës së Durrësit.   

"Story" i ekipit të Pogradecit

Poll

Lexo gjithashtu