Superiore - Kategoria e Pare
Pas humbjes me shifrat 5-2 në transfertë përballë ekipit të Vorës, Bylis zbret zyrtarisht në Kategorinë e Parë. Por, “djemtë” e Mirel Josës s’do të jenë të vetmit ballshiotë në atë kampionat.
Kjo për shkak se ekipi i dytë, Bylis B ia doli që ditën e djeshme të ngjitej po në Kategorinë e Parë, falë një triumfi përballë Kukësit në “ruletën e penalltive”. Tashmë pritet edhe vendimi zyrtar për këto dy ekipe.
Siç dihet, dy ekipe të të njëjtit klub, pra në këtë rast Bylis dhe Bylis B nuk u lejohet që të militojnë në një kampionat të vetëm. Megjithatë, pritet të shihet se çfarë do të vendoset ditët në vijim.
Poll
