Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

KATEGORIA I

Pogradeci i “pamëshirshëm” ndaj Besës, ekipi liqenor u “fut ethet” kavajasve (ARSYEJA)

Shkruar nga NEWSPORT
Pogradeci i “pamëshirshëm” ndaj Besës, ekipi liqenor
Besa - Pogradeci

Pogradeci dhe Besa e Kavajës do të përballen ditën e sotme në kuadër të finales së “play-off” të Kategorisë së Parë. Sfida që do të zhvillohet në stadiumin “Elbasan Arena”, do të nisë prej orës 17:00.

Një duel direkt për misionin Superiore, por liqenorët vijnë më të avantazhuar në këtë sfidë. Kjo për shkak të së shkuarës, aty ku Pogradeci mbizotëron me statistika dhe e di mënyrën se si mund të mposhtet skuadra kavajase.

Në 20 ndeshje që këto dy ekipe janë përballur, pogradecarët kanë fituar gjysmën e tyre, pra 10. Në krahun tjetër kavajasit kanë triumfuar në 6 raste, ndërsa 4 sfida të tjera kanë përfunduar në baraspeshë.

Kujtojmë që fituesi i ndeshjes së sotme ka edhe një “akt” tjetër për të luajtur. Cilido ekip do të triumfojë sot, do të përballet me Teutën, për të vendosur cili ekip do të militojë sezonin e ardhshëm në Superiore dhe në Kategorinë e Parë.

Poll

Lexo gjithashtu