Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

KATEGORIA I

VIDEO/ Humbja përballë Pogradecit s’kapërdihet lehtë, zyrtari i Besës “turret” drejt arbitrit Olsion Yzeiraj

Shkruar nga NEWSPORT
VIDEO/ Humbja përballë Pogradecit s’kapërdihet lehtë,
Pogradeci - Besa

Skuadra e Pogradecit fitoi finalen e madhe të Play-Off në Kategorinë e Parë kundër Besës, 1 – 0. Mesfushori me prirje ofensive Indio Oliveira, shënoi golin e triumfit në minutën e 105-të, ndërsa liqenorët do luajnë shansin për një vend në Superiore sezonin e ardhshëm kundër Teutës.

Zyrtari i Besës së Kavajës, Romeo Bizhdili ka zbritur në fushë pas përfundimit të ndeshjes, ndërsa nuk kanë munguar debatet e tensionet me arbitrin Olsion Yzeiraj. Në këtë këtë takim, Besa u ndëshkua me 2 kartonë të kuq, konkretisht Ayivi dhe Biandor.

Të kuqit nuk i shpëtoi as Pogradeci, ku mbeti “viktimë” Ogunleye. Pavarësisht dëshirës dhe formës së mirë në pjesën e dytë të sezonit në Kategorinë  e Parë nën urdhërat e trajnerit Gugash Magani, ata do duhet të “pajtohen” me fatin, qëndrimi në Kategorinë e Parë edhe për sezonin 2026-2027.     

 

Poll

Lexo gjithashtu