Kategoria e Parë
Pogradeci dhe Besa e Kavajës do të përballen ditën e sotme në kuadër të finales së “play-off”-it të Kategorisë së Parë, e cila mbyll dhe verdiktin e saj të fundit për këtë edicion, e cila do të luhet në orën 17:00 në stadumin "Elbasan Arena".
Pasi mposhtën Kastriotin (3-0) dhe respektivisht Ilirinë (2-0) në gjysmëfinale, dy skuadrat do tentojnë t’i marrin maksimumin kësaj sfide që etiketohet si një “finale”, përpara se të luajnë shanset e fundit në ndeshjen pasardhëse për objektivin drejt ngjitjes në “Abissnet Superiore” në sezonin e ardhshëm.
Fituesi i këtij çifti do të gjejë përballë Teutën e cila e mbylli në vendin e 8-të të klasifikimit të përgjithshëm pas përfundimit të javës së 36-të të dielën.
Poll
