Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

LA LIGA

Flick s’mjaftohet me titullin pas El Clasicos, trajneri i Barcelonës prag Alaves: Misioni ynë s'ka përfunduar

Shkruar nga NEWSPORT
Flick s’mjaftohet me titullin pas El Clasicos, trajneri i Barcelonës
Hansi Flick

Barcelona e Hansi Flick duhet t’i mbarojë detyrat në mënyrën më të mirë të mundshme, ndaj dhe përballja e radhës në transfertë ndaj Alaves, e cila nuk shihet me nënvlerësim.

Këtë ka lënë të kuptohet trajneri Hansi Flick, i cili në konferencën për shtyp është shprehur se të tijët do të bëjnë çmos për të kapur dhe rekordin e 100 pikëve, diçka që është arritur vetëm me Pep Guardiolën dhe Tito Vilanovën në stol.

“Skuadra dhe unë duam 100 pikë, ndaj na duhet të fitojmë tre ndeshjet që na kanë mbetur”, ka thënë i prerë Flick.

Po ashtu, tekniku gjerman tregoi shkurtimisht dhe emocionet e përziera, mes ndarjes nga jeta të babait të tij dhe fitores në El Clasico që solli dhe titullin e dytë radhazi në Spanjë.

“Brenda pak ditëve më treguan se jam në vendin e duhur dhe këtë e vlerësoj shumë”, përmbylli Flick.

Poll

Lexo gjithashtu