Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

KATEGORIA I

VIDEO/ PLAS në Vlorë! Penalltia “çmend” lojtarët e Sopotit, përplasen me arbitrin kryesor

Shkruar nga NEWSPORT
VIDEO/ PLAS në Vlorë! Penalltia “çmend”
Luftëtari - Sopoti

Luftëtari po fiton momentalisht përballë Sopotit, në ndeshjen e vlefshme për “play-out” e Kategorisë së Parë. Sfida që po zhvillohet në Vlorë, është në këto momente me shifrat 1-0.

Golin për gjirokastritët e shënoi Diamanti që në minutën e 6-të, me anë të një penalltie. Kjo e fundit ishte dhe ajo që solli tensionin mes lojtarëve të Sopotit dhe arbitrit kryesor Olsid Ferataj.

Lojtarët e ekipit librazhdiot u sulën drejt Feratajt, në momentin që ky i fundit nxorri kartonin e verdhë. Protagonistët e Sopotit në këtë incident, ishin Endri Goçi dhe Kevin Myslymi, të cilët u ndëshkuan edhe me kartonë të verdhë.

Poll

Lexo gjithashtu