Është mbyllur sfida e fundit e javës së 3-të të Kategorisë së Parë, ajo mes Flamurtarit dhe Vorës. Ndeshja e zhvilluar në Vlorë, përfundoi me fitoren e pastër 3-0 të vendasve. Pas kësaj sfide, ka folur mbrojtësi i Flamurtarit, Lorenc Tashi.
“Normalisht që ndihem mirë pasi ky rezultat na jep motivim për ndeshjet e radhës. Vora nuk është ekip i lehtë, por kemi punuar shumë dhe e treguam në fushën e lojës.
Në krahun e djathtë janë të dy mbrojtësit të dëmtuar dhe normalisht ne futëm Allmuçën që luan me këmbën e majtë dhe kjo bëri që të kishte vështirësi. Por mendoi se kemi bërë mirë dhe ia arritëm me sukses. Shpresoj që të vazhdoj kështu.
Pse zgjodha Flamurtarin? E kam pasur kontaktin e parë me këtë klub, duke parë që këtu erdhi drejtor Pollozhani me të cilin kam qenë te Ballkani. Kam pritur që të firmos me një ekip të Superiores, por nuk mu plotësuan kushtet”, tha Trashi pas sfidës.