Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BOTËRORI 2026

Rikthehet “magjia” e Shakirës! Nga klipi ikonik me yjet e globit te tradita e veçantë e deri tek DOMETHËNIA e himnit zyrtar (DETAJET)

Shkruar nga NEWSPORT
Rikthehet “magjia” e Shakirës! Nga klipi ikonik me yjet e
Shakira dhe klipi i këngës së re të Botërorit 2026

Kupa e Botës nuk ka qenë asnjëherë dhe nuk do të mbetet kurrë një turne i zakonshëm. Po flasim për nivelet më të larta të futbollit global dhe padyshim që në një ngjarje të tillë nuk duhet neglizhuar qoftë dhe detaji më i vogël.

Pikërisht, për ta zbatuar në mënyrën sa më spektakolare, shërben dhuntia e Shakirës, këngëtares së famshme latine e cila shfaqet në kohën e duhur dhe në momentin që të gjithë e prisnim, si një prej “arkitekteve” të hiteve që kanë pushtuar Botërorin në dy dekadat e fundit.

Kënga më e re e saj titullohet “Dai Dai” që në gjuhën shqipe përshtatet me “Hajde!”, një simbolikë që fton të gjithë aktorët e këtij sporti për t’iu bashkuar në një event spektakolar.

Përmbajtja e klipit ka një “mozaik” yjesh, ku shihen yjet e kalibrit si Leo Messi, Vinicus Jr, Harry Kane, Kylian Mbappe, Luiz Diaz, Christian Pulisic dhe Jamal Musiala të cilët shijon ritmet e një kënge “të paharrueshme”.

Rikthehet “magjia” e Shakirës! Nga klipi ikonik me yjet e
 

Sakaq, një tjetër karakteristikë interesante reflekton dhe zgjedhja e këngëtares për t’u paraqitur në momumentin ikonë të Meksikës, një prej vendeve organizatore të këtij turneu siç është “Angel de la Independencia”.

Në fund, teksti që krahas “adrenalinës” që ofron, mbart dhe një mesazh domethënës. Dallohet pikë së pari miksimi i gjuhëve që përcjell dhe ndjesinë e unitetit mes kombeve, teksa përzgjedhja e fjalëve të përmendura nënkupton besimin te vetja, sakrifica dhe ëndrrat e të luajturit në Botëror.

Rikthehet “magjia” e Shakirës! Nga klipi ikonik me yjet e
Një pjesë e shkëputur nga teksi i këngës

Jo më pak e rëndësishme është dhe përmendja e emrave si Cristiano Ronaldo, Leo Messi, Diego Armando Maradona dhe Andres Iniesta, legjenda që kanë lënë gjurmë të pashlyeshme në këtë “industri sportive”.

Poll

Lexo gjithashtu