Argjentina është në kërkim të trofeut të dytë radhazi në Kupën e Botës dhe në finalen që do të luajnë përballë Spanjës në New York, ekziston një motiv më shumë tek “Albicelestet” për të kaluar edhe pengesën e fundit drejt lavdisë.
Bëhet fjalë për një skenar të padëshirueshëm që Messi me shokë duan ta “zhdukin” në fushë, i cili lidhet me fituesit në fuqi të Botërorit që kanë zhgënjyer në finale, 4 vite pasi e kanë fituar.
HISTORIKU:
Argjentina – E fiton finalen e vitit 1986 në kohën e legjendarit Maradona, për t’u mposhtur në finalen tjetër të vitit 1990 nga Gjermania Perëndimore (1-0).
Brazili – Mposht SHBA-në në finalen e vitit 1994, për të humbur më pas 0-3 nga Franca (vendi organizues në vitin 1998).
Franca- Siguron trofeun në finalen e fituar në vitin 2018 dhe humbet të radhës në vitin 2022, kur Argjentina e “pleshtit” fiton me penallti.
