Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

KATEGORIA I

Sopoti u rikthye në Kategorinë e Parë, trajneri Hallaçi ambicioz për sezonin e ri: Do ndërtojmë një skuadër edhe më të fortë, nisemi me objektivin për të...

Shkruar nga NEWSPORT
Sopoti u rikthye në Kategorinë e Parë, trajneri Hallaçi
Rrahman Hallaçi

Sopoti do të jetë pjesë e Kategorisë së Parë në sezonin e ardhshëm 2026-2027. Skuadra nga Librazhdi ia doli që të kalojë dhe "testin" e fundit në finalen e "play-out"-it, duke mposhtur Luftëtarin përmes 11-metërshave 4-2 dhe në këtë mënyrë siguroi dhe rikthimin në këtë kategori pas 9 vitesh.

Merita absolute i takon pikërisht trajnerit Rrahman Hallaçi, i cili udhëhoqi të tijët drejt një misioni të madh dhe në një intervistë të dhënë për Newsport.al, tekniku kuksian ndan dhe momentet "pikante" që e shoqëruan gjatë këtij rrugëtimi, çfarë pritet të ndodhë me kontigjentin aktual të lojtarëve si dhe për përgatitjet e asaj çfarë po vjen. 

Hallaci, udhëhoqët Sopotin drejt ngjitjes në Kategorinë e Parë. Cili mendoni se ishte “çelësi” i suksesit të kësaj skuadre?

"Çelësi i kësaj skuadre ishte grupi që kishte shumë harmoni me njëri-tjetrin. Kishin dëshirë për të punuar dhe kryesore është ajo që unë kërkoja nga lojtarët, të më respektonin rregullat që unë vendosa në skuadër. Çdo gjë shkoi mirë sepse lojtarët kuptuan shpejt idetë e mia që kisha për vazhdimësinë."

Gjatë gjithë këtij rrugëtimi, cili ka qenë momenti që ju ka lënë më shumë mbresa?

"Sigurisht që po, momentet më të mira që dua të përmend është fitoret në Tiranë dhe në Vlorë. Mbështetja e tifozëve të Sopotit ishte shumë e madhe që i bënë skuadrës gjatë gjithë ndeshjes, ata na dhuruan shumë emocione."

Merkatoja e verës po afron. Çfarë prisni nga drejtuesit dhe si mendoni të menaxhohen afrimet dhe largimet në skuadër?

"Sigurisht që do ketë hyrje dhe dalje. Do mundohemi të ndërtojmë një skuadër dhe më të fortë, më pëlqejnë lojtarët që kanë iniciativë dhe lojtarët që kanë komunikim gjatë ndeshjes."

A keni ndonjë profil lojtari që dëshironi ta afroni, qoftë nga Superiorja apo edhe nga jashtë Shqipërisë?

"Do kërkojmë lojtarë ku na nevojitet për kërkesat tona, i kemi kontaktuar disa lojtarë që i duhen ekipit, tek Sopoti lojtarët ndihen mirë, është ambient komod, drejtuesit nuk sjellin presion, por ata bashkëpunojnë për të mirën e skuadrës."

Kategoria e Parë pritet të jetë shumë konkurruese. Cilën skuadër shihni si rivalin më të fortë për sezonin e ardhshëm?

"Sigurisht që ka skuadra të forta në Kategorinë e Parë, ne do t’i shikojmë të gjitha skuadrat njësoj. Vlerësim, por jo mbivlerësim për kundërshtarët."

A ekziston brenda klubit ambicia që Sopoti të synojë Superioren pas 1 viti?

"Skuadra e Sopotit do të shikojë me kujdes të rregullojë skuadrën ashtu si duhet. Objektivi i Sopotit është java e parë e kampionatit, të jemi gati për sfidat. Rrugëtimi është ai që do të tregojë çfarë objektivi kemi. Qëndrimi në këtë kategori është objektivi kryesor, më pas do shikojmë çfarë force kemi në vazhdimësi."

Poll

Lexo gjithashtu