Melsi Cereni kur ishte pjesë e KF Tirana
Melsi Cereni është futbollisti më i ri i Besës së Kavajës. Sulmuesi 22-vjeçar vendosi që të largohej nga Luftëtari, për të nisur një rrugëtim të ri me rivalët e gjirokastritëve në Kategorinë e Parë.
Cereni është “prodhim” i akademisë së Tiranës, ndërsa ka luajtur edhe me Dinamon U17. Më vonë, 22-vjeçari është aktivizuar për ekipe si Pogradeci dhe së fundmi Luftëtari.
“Melsi Cereni verdhezi. Ju njoftojmë se kemi arritur një marrëveshje me sulmuesin Melsi Cereni, i cili bashkohet me ne për aventurën e re në futbollin shqiptar”, shkruan klubi kavajas.
View this post on Instagram
Poll
