Kukësi-Butrinti
Komisioni i Ligave dhe Garave ka vendosur datën, orarin dhe stadiumin ku do të zhvillohet ndeshja e “play-off”-it për Kategorinë e Parë mes Kukësit dhe Butrintit.
Takimi Kukësi – Butrinti do të luhet më 28 maj, në orën 15:00, në stadiumin “Arena Egnatia” në Rrogozhinë. Kjo ndeshje do të përcaktojë ekipin që do të marrë pjesë në Kategorinë e Parë për sezonin sportiv 2026/27.
Kujtojmë që ky vendim erdhi për shkak të rënies së Bylisit në Kategorinë e Parë dhe të ngjitjes së Bylis B në këtë kategori. Këta të fundit do të zbresin përsëri në Kategorinë e Dytë.
Poll
