Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

KATEGORIA I

Padrejtësi ndaj Pogradecit?! Vjen REAGIMI i klubit pas humbjes në finalen e "play-out" nga Teuta: Për ne gjykimi ishte...

Shkruar nga NEWSPORT
Padrejtësi ndaj Pogradecit?! Vjen REAGIMI i klubit pas humbjes në
Pamje nga ndeshja mes Teutës dhe Pogradecit

Pogradeci ka bërë publike pamjet, ku sipas tyre, mendohet se është bërë padrejtësi në përballjen e humbur ndaj Teutës, e vlefshme për finalen e “play-out”-it.

Në një postim në faqen e tyre zyrtare, klubi ka ndarë çastet kur sulmuesi Freeman Pius ndërhyn ndaj Zogos, e cila fillimisht u ndëshkua me kartonin e verdhë dhe pas rishikimit me VAR, arbitri Enea Jorgji i drejtoi të kuqin duke e nxjerrë nga loja pak minuta larg përfundimit të pjesës së parë.

Më tej, liqenorët shkruajnë se, në bazë të mendimit të tyre, ky gjykim ka ndikuar në rezultatin e takimit duke i mohuar qartë shansin e Pogradecit për t’u ngjitur në “Abissnet Superiore”.

Kujtojmë se krahas Pius, edhe trajneri Emiljano Çela u ndëshkua me të verdhë për protesta, ndërsa pas përfundimit të ndeshjes zgjodhi të mos prononcohej për mediat për shkak të situatës së rënduar emocionale.

REAGIMI:

"Momenti kur arbitri Enea Jorgji ndëshkon me karton të kuq lojtarin e Pogradecit, Pius, si dhe me karton të verdhë trajnerin Emiljano Çela. Një vendim që ka sjellë shumë diskutime dhe pakënaqësi gjatë ndeshjes, pasi në këndvështrimin tonë gjykimi ishte i padrejtë dhe ndikoi drejtpërdrejt në rrjedhën e takimit."

 

 

 

Poll

Lexo gjithashtu