Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

KATEGORIA I

ZYRTARE/ Besëlidhja “blindon” repartin e sulmit, vjen firma me 22-vjeçarin nga Gana

Shkruar nga NEWSPORT
ZYRTARE/ Besëlidhja “blindon” repartin e sulmit, vjen firma me
Emmanuel Akansase

Emmanuel Akansase do të vazhdojë që të jetë pjesë e Besëlidhjes. Sulmuesi 22-vjeçar me origjinë nga Gana dhe klubi lezhjan kanë vendosur që të zgjasin bashkëpunimin.

Akansase ka rinovuar edhe për dy vite të tjera, pra do të luajë me fanellën e Besëlidhjes deri në verën e vitit 2028. Kujtojmë që klubi lezhjan u shpall kampion në Kategorinë e Dytë dhe sezonin e ardhshëm do të militojë në Kategorinë e Parë.

Përsa i përket futbollistit, ai u transferua në Lezhë në shtator të vitit 2025. Më herët, ganezi ishte aktivizuar në vendlindje me Vision FC dhe në Finlandë me ekipin e SJK II.

NJOFTIMI:

KF Besëlidhja ka kënaqësinë të njoftojë se Emmanuel Akansase do të vazhdojë bashkëpunimin me ekipin tonë deri ne vitin 2028. I urojmë suksese në vazhdim sa më të sukseshëm me fanellën e Besëlidhjes.

Poll

Lexo gjithashtu