Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

KOMBETARJA

Miqësoret ndaj Sllovenisë dhe Italisë, trajneri i Kombëtares publikon listën! Risi portieri i Elbasanit dhe talenti “nordik”

Shkruar nga NEWSPORT
Miqësoret ndaj Sllovenisë dhe Italisë, trajneri i Kombëtares
Kombëtarja shqiptare U-21

Kombëtarja U-21 do të zhvillojë dy miqësore në qershor ndaj Sllovenisë U-21 dhe Italisë U-21. Trajneri Alban Bushi ka publikuar listën me lojtarët e grumbulluar për këto dy takime mjaft të rëndësishme në kuadër të përgatitjeve.

Për herë të parë me Kombëtaren U-21 bashkohen portieri i AF Elbasanit, Klevi Totoshi, si dhe Blerton Isufi, i cili aktivizohet në Norvegji me skuadrën e Molde.

Ndeshja e parë miqësore, Slloveni U-21 – Shqipëri U-21, do të luhet më 5 qershor, në orën 20:15, në stadiumin “Ajdovščina”. Ndërsa sfida e dytë, Itali U-21 – Shqipëri U-21, do të zhvillohet më 8 qershor, në orën 18:15, në stadiumin “Omero Tognon”.

Më poshtë lista e plotë me 25 lojtarët e grumbulluar:

Portierë : Giulio Veliaj, Klevi Totoshi, Alain Taho

Mbrojtës : Zylyf Muça, Arlind Kurti, Ervin Bashi, Adi Kurti, Maldin Kacurri, Aurel Marku, Elton Fikaj, Fabjan Përndreca, Enes Osmani

Mesfushorë: Feta Fetai, Aidon Shehu, Etnik Brruti, Ammar Asani, Dario Daka, Benjamin Dibrani, Blerton Isufi, Burak Alili

Sulmues : Erald Maksuti, Kevin Dodaj, Rrok Toma, Olsi Myrta, Elmedin Rama

Miqësoret ndaj Sllovenisë dhe Italisë, trajneri i Kombëtares
Lista

 

Poll

Lexo gjithashtu