Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

LA LIGA

Muriqi kompleton sulmin e "ëndrrave" në Spanjë, bie në sy “problematiku” i Realit tek më të mirët e La Liga-s (FORMACIONI)

Shkruar nga NEWSPORT
Muriqi kompleton sulmin e "ëndrrave" në Spanjë, bie
Kylian Mbappe, Vedat Muriqi & Lamine Yamal

La Liga ka publikuar formacionin më të mirë të këtij sezoni 2025-26, që pritet të mbyllet mbrëmjen e sotme në sfidën mes Villareal dhe Atleticos.

Me një rreshtim 3-5-2, 11-shja nis nga porta me Joan Garcian, ndërsa në mbrojtje bëjnë pjesë Chavarria, Eric Garcia dhe Llorente.

Sa i takon mesfushës, ajo çfarë bie në sy është prezenca e Tchouameni, futbollisti i cili u përfol shumë te Reali për zënkën me shokun e skuadrës, Fede Valverden. Francezi ndodhet së bashku me Millan, Pedrin dhe Fermin.

“Treshja” e sulmit është kryefjala. Vedat Muriqi pozicionohet si 9-shi i këtij reparti, ndërsa krahët mbulohen nga Kylian Mbappe dhe Lamine Yamal. Një sulm që do ta kishte zili çdo skuadër e që do t’i shkaktonte vërtetë probleme serioze mbrojtjeve kundërshtare.

Muriqi kompleton sulmin e "ëndrrave" në Spanjë, bie
Formacioni i sezonit në La Liga

 

Poll

Lexo gjithashtu