Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

KATEGORIA I

Gjesti i pahijshëm në sfidën Luftëtari-Besa?! Sulmuesi sqaron njëherë e mirë të vërtetën

Shkruar nga NEWSPORT
Gjesti i pahijshëm në sfidën Luftëtari-Besa?! Sulmuesi
Godswill Chinwendu

Godswill Chinwendu ka bërë një reagim publik lidhur me gjestin e shumëpërfolur në festën e golit të tretë dhe të fundit që i solli fitoren Besës në transfertën e Luftëtarit, për llogari të javës së 29-të në Kategorinë e Parë.

Nga entuziasmi i tepër, Chinwendu vendosin dorën e tij tek tutat me idenë se tre pikët u futën në xhep, por për shkak se dizajni i fanellave të reja nuk përmban xhepa në pjesën e poshtme, interpretimi i festës së tij u pa si ofendim drejt kundërshtarëve të cilët hodhën sende në fushë duke shkaktuar tensione në fundin e takimit.

Për të sqaruar njëherë e mirë të gjithë situatën, mendoi vetë sulmuesi i Besës i cili përmes një postimi në Instagram tregoi se çfarë kishte në plan të bënte dhe se ajo çfarë u aludua ishte thjesht një iluzion i gabuar.

"Dua t'u kërkoj falje tifozëve të Gjirokastrës për festimin tim sot. Qëllimi im ishte të tregoja se po fusnim në xhep 3 pikët, por për shkak se uniforma nuk ka xhepa, gjesti im mund të jetë keqkuptuar si ofendues ndaj tyre. Më vjen keq për këtë keqkuptim", ka shkruar Chinwendu. 

Gjesti i pahijshëm në sfidën Luftëtari-Besa?! Sulmuesi
 

 

Poll

Lexo gjithashtu