Antonio Cassano vazhdon që të jetë i ashpër me drejtuesit e Milan dhe jo vetëm. Ish-futbollisti e ka sulmuar përsëri trajneri Massimiliano Allegri, duke theksuar se ai dhe Igli tare duhet të ikin në shtëpi, pra të largohet nga “Djalli”.
“Allegri i ka nxitur tashmë njerëzit e tij të sqarojnë disa gjëra, sepse e di që do ta përjashtojnë pavarësisht vendit të katërt. Allegri do të shkojë në shtëpi, njësoj si Tare, i cili e zgjodhi atë. Pas gjithë rrëmujës që ka bërë, pa i dhënë një identitet, a janë tifozët budallenj?
Askush nuk më ka thënë asgjë. Unë dhe Ibrahimovic flasim për familjen dhe për pushimet. Nuk kam nevojë ta telefonoj për të folur për Allegrin. Milani nuk mund të përfaqësohet nga një trajner i dobët”, është shprehur Cassano.
Kujtojmë që në Itali e kanë bërë fakt të kryer largimin drejtorit sportiv Igli Tare nga Milan, në fund të sezonit. Mirëpo, për Allegrin ende nuk ka një vendim dhe e ardhmja është në pikëpyetje.
