Ernest Muçi
Trabzonspor dhe Konyaspor do të përballen në mbrëmjen e sotme në kuadër të finales së Kupës së Turqisë. Sfida që luhet në stadiumin "Corendon Airlines Park" do të nisë në orën 19:45.
Për këtë takim, dy trajnerët e skuadrave, Fatih Tekke dhe Ilhan Palut kanë vendosur dhe për lojtarët që do të hedhin në fushën e lojës që prej minutës së parë. Në radhët e vendasve, bie në sy emri i Ernest Muçit.
Sulmuesi i Kombëtares u ble përfundimisht nga klubi pak ditë më parë nga Besiktas dhe këtë mbrëmje do të ketë mundësinë të "shijojë" dhe trofeun e tij të parë në Turqi nëse Trabzonspori ia del të triumfojë.
FORMACIONET ZYRTARE:
Trabzonspor - Konyaspor
Poll
