Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

EUROPA LEAGUE

VIDEO/ Unai Emery mjeshtër në Europa League! Aston Villa e spanjollit dhuron “show” në finale, 3 golat përballë Freiburg u japin trofeun anglezëve

Shkruar nga NEWSPORT
VIDEO/ Unai Emery mjeshtër në Europa League! Aston Villa e spanjollit
Aston Villa

Aston Villa ka triumfuar përballë Freiburg, në finalen e madhe të UEFA Europa League. Sfida e zhvilluar në stadiumin “Besiktas Park” të Stambollit, përfundoi me shifrat 0-3 në favor të anglezëve.

Këta të fundit e mbyllën pjesën e parë në avantazh të dyfishtë, pas golave të shënuar nga Tielemans dhe Buendia. Ndërkohë që për t’i vendosur kapak kësaj sfide, mendoi Rogers në minutën e 58-të.

Kështu, klubi anglez fiton trofeun e Ligës së Evropës për herë të parë në histori. Ndryshe për trajnerin e tyre Unai Emery, i cili është një ekspert kompeticioni, duke e fituar për herë të 5-të.

Freiburg 0 – 3 Aston Villa (Tielemans 41', Buendia 45+4', Rogers 58')

Europa League: Finale
Stadiumi: “Besiktas Park”
Arbitër: François Letexier (francez)

FORMACIONET ZYRTARE:
FREIBURG (4-2-3-1): Atubolu; Treu, Lienhart, Ginter, Kubler; Hofler, Eggestein; Grifo, Manzambi, Beste; Matanovic. Trajner: Julian Schuster.
ASTON VILLA (4-2-3-1): Martinez; Digne, Torres, Konsa, Cash; Lindelof, Tielemans; McGinn, Rogers, Buendia; Watkins. Trajner: Unay Emery.

NDESHJA:
90+1' Mbyllet 0-3 ndeshja.
58' GOL ASTON VILLA! Shënon Rogers.

46' Nis pjesa e dytë.
45+5' Mbyllet 0-2 pjesa e parë.
45+4' GOL ASTON VILLA! Shënon Buendia.

41' GOL ASTON VILLA! Shënon Tielemans.


1’ Shkelmohet topi i parë në Stamboll, nis finalja e madhe e Europa League mes Freiburg-Aston Villa.

Poll

Lexo gjithashtu