Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

EUROPA LEAGUE

VIDEO/ Finale anglo-gjermane në Europa League, Unai Emery e vazhdon “traditën” edhe te Aston Villa

Shkruar nga NEWSPORT
VIDEO/ Finale anglo-gjermane në Europa League, Unai Emery e vazhdon
Aston Villa

Janë përcaktuar ekipet finaliste në Europa League. Aston Villa “shkatërroi” në Birmingham Nottingham Forest, e mbyllur 4 – 0. Golat e Watkins, Buendia dhe dopieta e McGinn “hipotekuan” fitoren dhe kualifikimin, ndërsa sfida e parë ishte e mbyllur 1 – 0 për Nottingham.

“Eksperti” i këtij kompeticioni, trajneri Unai Emery (e ka fituar 4 herë si trajner) ka shansi të korri sukses edhe me Aston Villën.

Në takimin tjetër, Freiburg realizoi përmbysjen e madhe në sfidën e kthimit ndaj Bragës, 3 – 1 për gjermanët. Dygolëshi i Kubler dhe rrjeta e Manzamb i mjaftoi Freiburg për të siguruar “biletën” e finales, aty ku i pret Aston Villa.

 

Poll

Lexo gjithashtu